Me thirrjet “Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona”, “Jetën e japim, Mitrovicën se japim” një grup aktivistësh të shoqërisë civile protestuan serish përpara ambasadës serbe në Tiranë.

 

Me veshje popullore e flamuj në duar ata kërkuan që qeveria shqiptare të mos e mbështesë Serbinë dhe të kushtëzojë marrëdhëniet me të.

 

PROTESTUES

 

1-Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë së Kosovës, por në këtë gjendje nuk mjafton vetëm deklarimi, duhet të mblidhet nga presidenti Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Është koha që qeveria shqiptare ta kushtëzojë marrëdhenien me Serbinë.

2-Jemi në këmbë të gjithë të bashkuar dhe s’do lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare.

 

Aktivistët dënuan sjelljen e autoriteteve serbe për vendosjen e barrikadave.

 

PROTESTUES

 

1-Është bllokuar qarkullimi rrugor, është ndalur biznesi dhe fëmijët nuk shkojnë më në shkollë. Jeta normale në veriun e Kosovës tashmë prej shumë ditësh është paralizuar.

2-Asosacioni i komunave serbe në Kosovë është një taktikë e re që Serbia përdor për të realizuar qëllimet e saj.

3-Ajo akoma edhe sot nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës së fundit në Kosovës, për të pagjeturit, për përdhunimet dhe dëmet e shkaktuara.

 

 

Kjo është e disata protestë që organizohet përpara selisë diplomatike të Serbisë në vendin tonë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re