Edmond Kaliqi, anëtar i bordit të sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut gjatë një interviste për mikrofonin e “Fax News” ka folur protestën e kontrollorëve në aeroportin e Shkupit.

Kaliqi tha se protesta u mbyll me sukses pasi kontrollorwve iu plotësuan kwkesat pasi fluturimet po kthehen drejt normalitetit ashtu edhe ata duhet të marrin pagën njësoj si para pandemisë. Sipas Edmond Kaliqi protesta e kontrollorëve në Shqipëri nuk pati rezultat pasi ata ishin të përçarë dhe çështja nuk duhet të ishte bërë politike dhe mediatike.

“Është fakt që kishim një grevë të vogël tre ditore. Fatmirësisht të dy palët ana e kontrollorëve dhe ana e menaxhmentit me bordin e drejtorëve morëm vesh që kërkesat tona nuk janë të mëdha por janë reale. Pasi ne nuk bëmë kërkesa për rritjen e pagave, por kërkesat tona janë ato që kanë qenë para pandemisë. Kërkesat tona ishin të thjeshta, trafiku ajror është drejt normalizimit. Pamë që është e nevojshme që ne të kthehemi me paga njësoj si në kohën e para pandemisë. Ne nuk donim ta bënim çështjen televizive, pasi mediat i kapin vetëm sende që duan të tërheqin vëmendjen por në disa raste nuk janë të mira për sigurinë ajrore.

Protesta juaj nuk pati pasoja si në Shqipëri – “Unë do të flas për rastin që ndodhi në Shqipëri, ne e morë3m si shkollë që sindikata duhet të vazhdojë të punojë. Ne për 2 vite pun0onim së bashku të pandarë dhe të palëkundur që t;ia arrijë qëllimin. Ne duhet të bindim edhe ata persona që kanë qenë të tërhequr por edhe ata duhet ta shohin që problemi nuk zgjidhet nga një person por duhen të unifikuar. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk i zgjidhën problemet por ata nuk ishin të unifikuar, kurse ne për dy vite ishim së bashku dhe kishim kohë të ishim të unifikuar. Ne bëmë protestë por nuk u mor vesh nga mediat dhe nuk pati efekt nga asnjë kompani ajrore. Ne i caktuam grevat të jenë në orare kur aeroporti i Shkupit të jetë i mbyllur , aeroporti i Shkupit është në rikonstruksion të pistrës prandaj nga ora 09 të mëngjesit deri në orën 05 pasdite nuk funksionon dhe ne e bëmë grevën në këtë orar. Kompanitë e dinin që ne ishim në greve”, tha Kaliqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re