Komiteti ministror ka zhvilluar një takim larg vëmendjes së medias ditën e sotme me kryeprokurorin Olsjan Çela.

Abc njofton se në këtë takim kanë qenë të pranishëm, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Financave Anila Denaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Mësohet se ky Komitet i thirrur nga Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka diskutuar dhe shkëmbyer informacione, ku në fokus ka qenë ecuria e Operacionit Forca e Ligjit, dhe lufta kundër krimit.

Nuk janë bërë të ditura më tepër detaje rreth këtij takimi.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re