Mikel Canka është larguar nga skuadra e Tomorit. Është vetë sulmuesi lushnjar që përmes një postimi në facebook bën me dije që i ka dhënë fund aventurës me beratasit. .

Ai falënderon presidentin për mundësinë e dhënë si dhe tifozët teksa shkruan në facebook:

“Ishte kënaqësi që vesha këtë fanelë. E mbrojta me dinjitet dhe nder deri në ditën e fundit. Dhe për këtë jam i kënaqur. Faleminderit ekipit të Tomorit, faleminderit shokëve të ekipit, trajnerëve që punuan me mua një vit dhe me përkushtim. Një falënderim shkon për donatorët që na ndenjën pranë për të mos na munguar gjë. Falënderoj dhe kryetarin e bashkisë, zotin Ervin Demo që bëri një punë të shkëlqyer deri në ditën e fundit. I uroj suksese ekipit të Tomorit në vazhdim”, përfundon ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re