Drejtori i Spitalit Rajonal te Shkodres Ardian Dajti, i është përgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me largimin e 25 punonjësve nga laboratori, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion. Drejtori Dajti shprehet se me asnjë nga punonjësit nuk i është  ndërprerë kontrata e punës dhe ato do të jenë pjesë e marrëveshjes së re me koncesionarin.

Ndërkohe sa i takon pretendimeve të PD-së se në kohë pandemie po largohen punonjësit Dajti  shprehet se është e kundërta, pasi  gjatë periudhës së pandemisë në spitalin e Shkodrës është rritur numri i personelit.

“Unë si titullar i këtij institucioni duhet të bëj disa të bëj disa sqarime. Në radhë të parë asnjë përfaqësues i angazhuar i çfarëdo lloj cilësia mjek apo laborant në laboratorin e Shkodrës nuk do të ndërpres marrëdhënie financiare, pra me këtë dua të theksoj se lajmi që punonjësit e laboratorit janë të papunë më duket i pavërtetë.

Nga ana tjetër ne jemi në një proces që së shpeti do të filloi privatizimi ose dhëni a me koncesion e laboratorit por të gjithëve punonjësve të laboratorit do tu jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm  krijojnë marrëdhënie pune , pra asnjëri prej tyre nuk do të largohet.

Me këtë dua të shuaj frikën që mendohet se disa punëtor duhet të ikin dhe do të zëvendësohen me disa të tjerë. Të gjitha veprimet që do të realizohen nga titullari i institucionit do të jenë në transparencë të plotë, nuk ka asgjë të fshehtë. Këto kohë ne kemi shtuar staf edhe mjek në pension që u shpërbejnë të sëmurëve me Covid”,- u shpreh Dajti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re