Skip to content

Largimi i ambasadores gjermane nga Tirana, Ylli Manjani: Marrtë me vete edhe të tjerët, se na e nxinë jetën

 Ylli Manjani shpreh rezerva për rolin që ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz ka luajtur në Shqipëri.

“Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë”, shkruan ai.()