Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi të turpshme dhe kriminale largimin e ish-futbollistit të Kombëtares Andi Lila nga fusha e futbollit.

Lideri demokrat shkruan se ai u përzu nga fusha vetëm për shkak seps është pjesë e listave të kandidatëve të PD për deputetë.

 “Kjo është e turpshme dhe kriminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!  Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.”

Kreu i demokratëve theksoi mes të tjerash se nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re