Pak orë pas largimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, largohet edhe një prej të besuarve të saj.

“News 24 ” raporton se Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës.

Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re