Pas largimit të Artan Shkrelit nga posti i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, vendin e tij në këtë pozicion do të mbajë Etien Xhafaj, i cili disa kohë më parë i është bashkuar këtij dikasteri. Lajmin e bëri të ditur ministrja Belinda Balluku gjatë një komunikimi që pati online me gazetarët, ku u shpreh shumë krenare me ekipin e saj në këtë ministri.
‘Kam kënaqësinë që prej disa kohësh të kem pranë dikasterit që unë drejtoj Etien Xhafajn, i cili do të mbulojë projektet urbanistike duke marrë pozicionin që kishte më herët zoti Shkreli.
Të gjithë zëvendësministrat në sektorët që drejtojnë kanë në dorë të gjithë promovimin e projekteve që ata kanë në dikasterin e tyre. Dua ti uroj mirëseardhjen në këtë ministri Gjergji Simakut, me të cilin kemi punuar së bashku sa i takon energjive të rinovueshme. Simaku do të mbulojë dhe sektorin e energjisë elektrike.
Zëvendësministrat mbulojnë fusha dhe projekte që dalin dhe jashtë fushave të përgjegjësive të tyre. Unë kam punuar dhe punoj në këtë ministri me një grup kolegësh për të cilët gëzoj respekt të madh”, u shpreh Balluku gjatë një komunikimi online me gazetarët.
Artan Shkreli u zgjodh në krye të Institutit të Ndërtimit pas largimit nga jeta të Agron Hysenlliut. (lexo edhe ketu)
/faxweb
