Gjatë intervistës për ABC News, juristja Brizida Gjikondi u ndal edhe tek dhuna barbare e ushtruar ndaj dy personave nga fisi Rraja për shkak se ishin ankuar për guroren në Borizanë. Duke komentuar shkarkimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, ajo tha se vendimi ishte i vonuar.

Ndërsa emërimin e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Ballës në krye të kësaj ministrie, juristja Gjikondi e cilësoi si një zgjedhje të goditur pasi siç shtoi më tej ajo, ‘Partia Socialiste ka marrë përsipër të çojë një drejtues politik të saj dhe të marrë përgjegjësi politike për atë ministri”.

“Dihet që ministria e brendshme është një nga ministritë kyçe të një shteti. Mendoj se hashashi, krimi, trafikimi, abuzimet kanë bërë që ministrat të jenë përgjegjës për produktin që kanë sjellë. Shkarkimi i tij është i vonuar. Sa për Ballën mendoj se ka qenë një zgjedhje e goditur sepse mendoj se më në fund PS mori përsipër të çojë një drejtues politik të saj dhe të marrë përgjegjësi politike në atë ministri.”, theksoi Gjikondi.

“Për zotin Taulant Balla ka rezultuar se ka sjellë rezultate organizative në PS kudo që është çuar, dhe mendoj se kjo është arsyeja pse Rama do t’i japë përgjegjësi politike partisë dhe qeverisë së tij në lidhje me rendin”, shtoi juristja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re