Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Britani ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kreu i qeverisë pritet të takohet edhe me homologun britanik, Rishi Sunak, ku do të diskutojnë edhe për emigrantët.

Eksperti i menaxhimit, Daniel Nikolla në një lidhje live për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj tha se shpresojnë që dy krerët e qeverive të ndërmarrin hapa konkrete për minimizimin e këtij fenomeni.

“Ne si komunitet kemi reaguar ndaj deklaratave të Suella Braverman dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit konservator. Ama gjykoj që ne si komunitet duhet ta kemi këtë reagim por nga politik. Presim politika reale jo në mbrojtjen e identitetit të të qenit shqiptar dhe largimit të stereotipizimit për shqiptarët por edhe të një politike konkrete me shqiptarët që vijnë këtu, pra parandalimin e ardhjes këtu. Faktet janë ato që flasin konkretisht, fakti që kanë ardhur mbi 15 mijë shqiptarë me varka flet më shumë se fjalët që mund të themi kudo dhe sado tentojmë ta pasqyrojmë realitetin ndryshe.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re