Ish-kryeministri, Sali Berisha në bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD tha se shifrat e larta të emigrimit janë vetëm si rezultat i pushtimit në një   njeriu të vetëm që thotë se është kryeministri, Edi Rama.

 

Sipas Berishës nëse nuk i lë njerëzit të jetojnë të lirë t’i ju vret shpresën atyre.

 

“Nga heqja e vizave në vitin 2010 deri në vitin 2013 kërkuan azil në Gjermani vetëm 430 shqiptarë dhe ishte shifra më e ulët. Njerëzit nuk ishin të pasuri, por kishin një shpresë dhe besim tek vendi i tyre në rritje. Çfarë ndodhi në 10 vite Shqipëria sipas Eurostat, u larguan në vendet e SHBA mbi 2 milion shqiptarë. Të supozojmë se vendi ishte I pushtuar dhe të mendonim se u larguan nga shqipëria 34 për qind e popullatës. A meritonte ky pushtues urrejtje për këtë që ju bëri shqiptarëve?

 

Këtë e bëri një njeri. Nëse nuk i lë njerëzit të jetojnë të lirë t’i ju vret shpresën atyre. Këtu banda që patë aty ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Njëri që ishte aty ka vrarë të fejuarën 15 vjeçare në gjumë. Kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh a 20 vitesh por para pak vitesh. Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi e solli në Tiranë dhe SKAP-i i partisë pasi mori para droge prej tij, ai shkoi në Shkodër ndaj dhe bënte ligjin në qendrën e votimit.”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re