Romina Kuko, e cila derimë tani ka mbajtur postin e zëvendësministres së brendshme është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit të Tonin Gogut, i cili tani e tutje do të mbajë postin e prefektit të Tiranës.

Lajmin për emërimin e saj, e ka konfirmuar vetë Kuko, e cila shprehet se ndihet shumë e vlerësuar nga besimi që i është dhënë, dhe shton se do të vazhdojë të bëjë punë të mira për Tiranën, nën gjurmët e lëna nga Gogu.

“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko në postimin e saj.

Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, të cilët u mbajtën me pjesëmarrjen e vetëm socialistëve, që janë duke drejtuar të gjitha bashkitë në nivel vendor.

Romina Kuko është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017, ndërkohë që tashmë duket se do ti shtohet edhe një detyrë e re.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re