Skip to content

Largimi në kulmin e situatës së rënduar me zjarret/ Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

arben cara

Dorëhiqet nga detyra në kulmin e situatës së rënduar me zjarret në vend, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.

Burime bëjnë me dije se Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë dhe sot është firmosur urdhri i largimit.

Mbetet e paqartë arsyeja e dorëheqjes në këtë moment.