Mes aktiviteteve që Panairi i Librit ofroi nuk mund të liheshin pa cekur edhe librat e shkruar për lexuesit e vegjël. A shkruhen libra letrarë për ta? Për të folur mbi këtë temë, e ftuar në emisionin “Ka Motor” ka qenë e ftuar autorja Rovena Roxhani.

Nëpërmjet disa prej librave mund të tregohet se çfarë shkruhet në librat shqiptarë për “lexuesit e vegjël”. Autorja ka shprehur se sa i përket shkrimeve për moshat e vogla, mund të bëhet edhe më mirë pasi është e nevojshme të mbushet zbrazëtia që la tranzicioni sa i përket mungesës së shkrimtarëve të rinj.

Sa shkruajmë për këtë kategori lexuesish?

Besoj që shkruhet, kur flasim për kategorinë e letërsisë shqipe ka akoma vend por nuk besoj se mungojnë shkrimtarët sesa do duhet një mbështetje shumë më e madhe apo një politikë e mirë për t’i nxitur pak më shumë shkrimtarët për të mbushur hendekun e krijuar gjatë tranzicionit. Kemi një shkëputje dhe hendek ku arti pësoi problemet e veta gjatë pjesës së tranzicionit. Së fundmi janë titujt e librave në shqip pra jo të përkthyer, por duhet të vazhdohet edhe më tej në mënyrë që të zbulohen shkrimëtarë të rinj dhe këto që janë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Të shkruhet shqip është më mirë pasi më mirë se shkrimtarët që e zotërojnë gjuhën e nënë nuk mund ta ofrojnë ata të huaj. Një botim në shqip përveçse përcjell një lidhje të mirë me brezat përcjell dhe gjuhën shqipe që është dhe pjesa më elementare dhe parësore kur e merr një libër.

A janë larguar prindërit dhe fëmjët nga blerja e një libri? A janë bërë ata më të afërt me internetin?

Kjo nuk është sfidë vetëm e fëmijëve por edhe e të rriturve. Kjo është sfidë e librit të shtypur. Ka njerëz që e duan librin fizik në dorë të ndjejnë erën e faqeve zhurmën e tyre kur shfletohen. Unë nuk jam e mendimit të mbyllim dyert për gjëra të reja. Unë mendoj se njerëzit duan të mbushin jetën e tyre por kur e shohin që nuk u fal kënaqësi kthehen tek e vjetra.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re