Skip to content

“Largohem nga politika nëse paraqisni një provë”- Berisha: Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse

berisha4






Një vit nga shpallja non grata e Britanisë së Madhe, Sali Berisha ka publikuar raportin që detyroi Home Office të marrë këtë vendim.

b1803e58-3ddf-4fd6-8453-4e863ce1fa54

Sipas Berishës ky vendim është marrë pa asnjë fakt, ndërsa sfidoi qeverinë britanike që të publikojë një provë të vetme dhe nëse vërtetohet ai largohet nga politika.

Berisha u shpreh se dokumentet e Home Office tregojnë tre burime. “Burimi i parë është Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit. Burimi i dytë, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e botës, Soros. Burimi i tretë dhe i fundit janë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha”.

“Prandaj unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës.

Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA.

Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi.

Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim.

Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika”, theksoi Berisha.

“”