Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga qeveria shqiptare, përfaqësuesit e Ambasadës së Iranit në vendin tonë janë larguar nga selia e tyre diplomatike.

 

Afati i fundit Ii vendosur për largimin e tyre pas vendimit te qeverisë për të ndërprere marrëdheniet diplomatike me këtë shtet, ka qënë ora 12:00 e kësaj të enjte.

 

Punonjësit e fundit të Ambasadës janë larguar në orën 11:0, duke marrë me vete edhe kuti me dokumente.

 

Një pjesë të dokumentave ata i kanë djegur mbrëmjen vonë të mërkurën.

 

Forcat e Antiterrorit dhe RENEA ndodhen në rrugoën kryesore përballë Ambasadës, dhe do të jenë gati për tu future në ambjentet e brendshme fill pasi të skadoje orari I vendosur për largimin e tyre në vendi unë, ora 12:00 e mesditës.

 

Vendimi për ndërprerjen e marrëdhenieve diplomatike me Iranin erdhi pasi sipas kryeministrit Rama, ky vend është përgjegjes për agresionin kibernetik të kryer ndaj Shqiperisë në 15 korrik të këtij viti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re