Skip to content

Largohen diplomatët iranianë, nuk pranojnë të heqin flamurin e tyre, refuzojë dorëzimin e çelsave

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Duke respektuar afatin 24 oresh te vendosur nga qeveria, diplomatët e ambasadës iraniane në Tiranë janë larguar nga Shqipëria. Rreth orës 10:30 zyrtarët iranianë kanë dalë nga territori ynë përmes Rinasit dhe rrugëve tokësore.

 

72 përfaqësuesit e shtetit të Iranit që qëndronin në Tiranë janë paralajmëruar edhe një natë më parë nga policia e cila u kishte bërë thirrje që të largoheshin para orës 12:00 të ditës së sotme.

 

Edhe pse ikën qetësisht, ata nuk pranuan që të hiqnin flamurin e tyre nga ambasada që ndodhet në qendër të Tiranës dhe as nuk i kanë dorëzuar çelësat e godinës autoriteteve.

 

Diplomatët kanë marrë me vete shumë dosje me dokumente ndërsa pjesën tjetër e kanë djegur brenda ambienteve të ambasadës. Mënjehërë pas largimit të tyre, ka ndërhyrë policia.

 

Forcat e Anti-Terrorit dhe të RENEA-s kanë qënë në gaditshmëri dhe kanë shpërthyer dyert për tu siguruar që nuk kishin vendosur ndonjë lëndë shpërthyese.

 

Më pas policia ka vijuar kontrollet në të gjithë godinën.

 

Dje, Rama shpalli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Iranin, duke deklaruar e ka prova që implikojnë këtë shtet në sulmin kibernetik të 15 korrikut në Shqipëri.

 

Ky është rasti i parë në tre dekada që vendi ynë prish marrëdhënjet me një shtet tjetër. Vendimi i Ramës u përshëndet nga Shtetet e Bashkuara të amerikës, britania e madhe si dhe shumë shtete të tjera perëndimore. .

 

Ndërkohë që Irani e ka konsideruar një veprim të pamenduar, duke  nënvizuar se pas këtij skenari qëndrojnë Amerika dhe Izraeli.

 

Marrëdhënjet mes Shqipërisë dhe Iranit u acaruan që në vitin 2013 kur qeveria e asokohe e drejtuar nga Sali Berisha pranoi të strehonte muxhahedinët e opozitës iraniane.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë