Tomori këtë fundjavë nuk do të luaj pasi kalendari i jep pushim por ngjarjet nuk kanë munguar as këtë javë ne Berat. Pas ndeshjes së humbur në shtëpi që gjithmonë e më shumë komplikon situatën e beratasve në renditje kanë ndodhur edhe dy largime nga skuadra.

Futbollistët e larguar janë Olivier Dore dhe Elhan Galica që i bashkohen largimeve të Mukjiç, Kacoli e Hoxha që kanë ndodhur pas mbylljes së merkatos së janarit. Përjashtuar mbrojtësin boshnjak katër futbollistët e tjerë të larguar ishin pjesë e afrimeve të janarit por askush nuk përmbushi pritshmëritë që kishin në Berat.

Sipas asaj që mësohet nga klubi beratas Dore është larguar pasi mbrojtësi nga Gambia nuk pranuar të zbres në fushë për ndeshjen ndaj Apolonisë. Ndërsa me sulmuesin shkodran Galica ndarja ka qënë e pranuar nga të dy palët.

Ndërkohë klubi ka kërkuar bashkim dhe mbështetje nga të gjithë në këtë moment shumë të vështirë për Tomorin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re