28 zyrtarë shtetërorë të komunës së Palermos u vendosën nën hetim nga policia pasi ata largoheshin nga puna për arsyet e tyre personale dhe pa lajmëruar.

Sipas mediave italiane, ata paraqiteshin në punë dhe bënin “check-in” për marrjen e turnit e më pas largoheshin, disa për shopping, disa për të pirë kafe dhe disa të tjerë për stërvitje.

Madje ka pasur raste kur një punonjës bënte “check-in” për disa të tjerë që nuk paraqiteshin fare përmes kartave të tyre identifikuese.

Autoritetet italiane i zbuluan zyrtarët përmes kamerave të sigurisë ku brenda 3 muajve kjo skemë ishte përsëritur dhjetua herë.

Gjykata vendosi të lërë në arrest shtëpie 8 prej zyrtarëve ndërsa për 20 personat e tjerë u vendos detyrim paraqitje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re