Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili. Këshilli i Ministrave ka emëruar në vend të tij Bledar Skënderin.

Ministri Bledi Çuçi falenderon Lilin për përkushtimin dhe kontributin e tij të dhënë në punë, ndërsa theksoi se Skënderi do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të AKU.

“Z.Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, z.Bledar Skënderi. Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re