Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëshortit të ministres, Elisa Spiropali për të cilin tha se merr tenderra korruptiv nga Qeveria Rama. Në dalje të Kuvendit, Berisha tha se Ramën e ka kapur frika nga opozita e re.

“Dua të them që situata në Parlament është e sëmurë shumë. Për faktin që ministrat të cilat unë nuk guxojnë të vijnë në studio para jush. Rama i shtyn të dalin të raportojnë nga interneti ministrat, të gjitha këto kanë qëllimin si të mashtrojnë vjedhjen e tyre. Shkoni lexoni tenderat që ka marrë burri i Spiropalit, tenderat ja jep vëllai i tij. Tenderi publik i jepet kunatit, vëllait të gruas, pra kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur cdo moral për të pasur mandatin e deputetit. Kjo është e gjitha pse mediat janë në këtë gjendje. Ne duhet bë bëjmë një aleancë që secila palë të bëjë transparencë të plotë të këtyre ministrave. Çfarë thotë zonja? Portali ka publikuar gjithë dokumentat zyrtare se burri i Elisa Spiropalit ka marrë tenderin, atëherë fajin e ka portali? Që ka bërë transparencë. Këta i ka kap frika dhe tmerri me vjedhjet e tyre”, tha fillimisht Berisha.

Si ndiheni që s’ju kanë uruar ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?”, ishte kjo pyetja të cilës Berisha iu përgjigj gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë Kuvendit, duke thënë: “Ku e di ti?”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re