Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Ai e mbante këtë post për rreth një viti, pasi ishte emëruar më 18 korrik të 2019-s.

Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.

Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Aktualisht nuk dihen arsyet e largimit të Ndrecës.

Kush është vajza që e zëvendëson:

Elena Pici vajza në të 30-tat, që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur, ndërsa sot fitoi vëmendjen e mediave, pasi u emërua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme.

Në një informacion të shkurtër në internet, nuk jepet detaje shumë detaje për postet që ka mbajtur:

“Elena Pici, pasi u diplomua në një universitet privat në Shqipëri në Departamentin e Ekonomisë, fitoi bursë në Britaninë e Madhe, në Universitetin Chevening dhe ndoqi studimet Master në Zhvillimin Ekonomik në London School of Ekonomi dhe Shkencat Politike (LSE). Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes”.

Nga ana tjetër, Pici mund të jetë një imazh i njohur, pasi ka qenë pjesë e klipit të Alban Skënderaj, në këngën ‘Mirëmëngjes’./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re