Thuajini lamtumirë anemisë me këtë përzierje. Me tre lugë gjelle në ditë do të shtoni rruazat e kuqe dhe do të mbani hemoglobinën në nivelin e duhur, për të qenë të shëndetshëm.
Nëse hemoglobina është në nivele të ulëta, atëherë transferimi i oksigjenit reduktohet, gjë që shkakton anemi.
Kjo përzierje natyrale do të rrisë nivelin e eritrociteve në gjak. Ka shije të mirë dhe sigurisht shumë efekte pozitive për shëndetin.
Përbërësit:200 ml mjaltë200 g arra200 g rrush i thatë200 ml lëng karote200 ml panxhar i kuq2 limonë
Përgatitja:Lani mirë limonët, prijini në dysh dhe hiqjuani farat. Grijini bashkë me lëkurat dhe futini në një kavanoz. Shtoni mjaltë, lëngun e karotës dhe panxharit dhe përziejini mirë. Shtoni edhe arrat dhe rrushin e thatë, të grirë. Përziejeni përsëri.
Do të përfitoni rreth 1 kg përzierje të shijshme dhe të shëndetshme. Ruajeni në frigorifer.
Përdorimi:Hani 1 lugë gjelle para çdo vakti, tre herë në ditë. Një tjetër anë e mirë e këtij ilaçi është se nuk ka efekte anësore.
Përkundrazi, do t’ju japë më shumë energji dhe pas dy javësh anemia do të përmirësohet dukshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re