Të hënën pritet që “Air Albania” të nisë fluturimet drejt Italisë.

“Migjeni” është avioni që pritet të ngrihet në fluturim drejt vendit fqinj, ai është  i modelit Boing dhe një prodhim i vitit 2016.

Më 30 Shtator janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t’i ofrojë pasagjerëve: Romë, Milano dhe Bolonja.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se pranë “Lasgushit”, tashmë gati për fluturim është dhe “Migjeni”.

“Ka lezet😉

Pranë Lasgushit🦅 ka mbërritur edhe Migjeni🦅, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi🦅, për destinacionet e tjera europiane🤩

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re