Një dëshmi irreale, e dhimbshme, që nuk mund të lërë indiferente asnjë zemër.

Kjo është dëshmia e nënës së Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë.

Në një rrëfim për gazetarin e News 24, Senad Nikshiqi, mes lotësh gruaja tregon se biseda e fundit me djalin ka qenë për qenin që kishin në shtëpi dhe se Musaeni e kishtë porositur për ta nxjerrë shëtitje.

Ajo tha se e kishte parandjerë fatkeqësinë dhe se në punë ditën pas vrasjes kishte shkuar e këputur. Fillimisht kishte që dhe se vëllai i cili i kishte thënë se nuk po lidhej dot me Musaenin.

“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej.

Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi.

Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë.

Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar.

Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular atë djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij”, rrëfeu ajo.

Nëna e të riut, viktimë e pafajshme e përplasjes me armë ku mbetën të vrarë katër persona tha se kishte larë rrobat në urgjencë dhe një peshqir i ishte dukur si i djalit, teksa kishte menduar dhe të vriste veten.

“Mora tezen time në Itali dhe më tha bëju e forte. Kur më tha bëhu e fortë aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjencës, mua për momentin m’u duk peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe unë e lava.

Ilir, mik shtëpie i joni që ia gjeti punën më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, djali jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten.

Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thashë po e marr dhe ia hedhë vetes, por u largova”, tregoi nëna e 20-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re