Së shpejti, Komisioni Evropian do të prezantojë planin e tij për të reduktuar konsumin me 5% në momentet e pikut te konsumit te energjise elektrike.

Rregullorja evropiane do të tregojë një mënyrë të saktë për të arritur qëllimin: uljen e fuqisë së njehsorëve.
Kjo do të thotë se brenda pak orësh nuk do të jetë e mundur të mbash dy pajisje të ndezura në të njëjtën kohë, si pjatalarëse dhe lavatriçe ose furrë, sepse shpërndarësit e energjisë do të përdorin një lloj bllokimi të rrymës elektrike.

Prandaj, me matësa inteligjentë është e pamundur që familjet të “shpëtojnë” nga racionimi.

Megjithatë, sipas disa vëzhguesve, plani mund të ketë efekte të padëshiruara. Për shembull, ndërprerja e rrymës së njehsorëve mund të vendoset midis orës 18 dhe 19, por pas një kohe njerëzit do të mësoheshin me rregullat e reja dhe do t’i përdornin pajisjet në të njëjtën kohë më vonë, duke zhvendosur kështu në mënyrë efektive kulmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re