Do të ishte e pakuptimtë të kërkonim mençuritë nga të gjithë popujt e botës e të mos shfletonim ato të fqinjëve tanë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë sot një koleksion të ndritshëm me brilantët e meçurisë malazeze.

Me bindjen se do t’i lexoni me kënaqësi presim nga Ju të mos largoheni pa na thënë cilën pëlqyet më së shumti prej thënieve mëposhtë:

Lavdëro djalin kur të ketë mjekërr, vajzën kur të martohet dhe veten asnjëherë.

Edhe ajo që nuk është e ndaluar mund të mos jetë e moralshme.

Elefanti pas vetes lë dhëmbët, tigri lëkurën, ndërsa njeriu emrin e vet.

I ndershmi më shumë jep sesa merr.

Kalit të dobët i hipin të gjithë.

Ku hyn frika, largohet mençuria.

Më shumë heshtje, më pak zemërim.

Mos llogarit lëvdatën por lavdëruesin.

Mos u dashuro deri në atë shkallë sa të mos dish të thuash kur bie shi.

Mysafir i mir, nikoqir i keq.

Nuk të kruan dora e huaj.

Pa liri as malet nuk i ngroh dielli.

Për ëmbëlsira i pari, për të hidhura i fundit.

Rrëfimit të gjatë i humb vlera.

Rryshfeti edhe gomarin e bën me shalë kali.

Sa është gjallë – mos qoftë, e kur nuk është – ah po të ishte.

Sa më e gjatë jeta, mëkatet më të mëdha.

Shqiptarët edhe kur s’kanë nevojë kujtohen për kanunin.

Vështirë për trupin që bart kokën e zbrazët.

Ndjenjat verbojnë nganjëherë arsyen.

Ajo që nuk thuhet, nuk dëgjohet.

Apostujt e rremë kanë dështuar, e vërteta ka mbetur.

Aty ku këndon pula mungon gjeli.

Barojat gjithmonë i kanë rrënjët thellë.

Çdo kohë e mbart barrën e vet.

Delet e huaja kanë më shumë dhjamë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re