Në Ditën e Dëshmorëve të atdheut, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të fotografive të dëshmorëve.

Në fillim të videos, e cila zgjat 48 sekonda kreu i shtetit shkruan “Përulësisht me respekt”, e ndërsa në fund të saj me ngjyrë të kuqe mbi një sfond të zi shkruhet “Lavdi dëshmorëve”.

Kjo ditë ashtu si edhe në të kaluarën do të bëjë bashkë krerët e lartë të shtetit. Në orën 10:00, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jenë në varrezat e dëshmorëve për të kujtuar të rënët e për të vendosur kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, ky 5 maj vjen në një moment shumë të vështirë për vendin tonë, i cili prej më shumë se 7 javësh është “mbërthyer” nga koronavirusi.

MIRËMENGJESpërulësisht me #RESPEKT

Publiée par Edi Rama sur Lundi 4 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re