Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka thënë homologut të tij serb, Ivica Daçiq se Moska është e gatshme për bashkëpunim të mëtejshëm për çështjen e Kosovës.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme serbe thuhet se këtë Lavrov e ka thënë në një telegram urimi për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet të cilin Daçiqit ia ka përcjellë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin.

“Llogaris në takime të reja gjatë vitit që vjen për të koordinuar hapat në skenën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë lidhur me çështjen e Kosovës”,ka thënë ai. k.klan .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re