Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sulmon “ata që vendosën t’i shkaktonin një disfatë strategjike Rusisë, duke përvetësuar sipas tij, përvojën e trishtuar të Napoleonit dhe Hitlerit.

 

Kryediplomati rus tha se disa vende deklaruan hapur qëllimin e shkatërrimit të Rusisë ose dobësimit të saj sa më shumë.

 

 “Është e qartë se jo vetëm do të mbijetojmë por do të dalim edhe më të fortë nga kjo përballje”, citon Lavrovin, agjencia ruse e lajmeve. Ria Novosti.

 

Lufta në Ukrainë është në ditën e 352-të .

 

Rusia bombardoi së fundmi Kharkivin dhe Zaporizhzhia , duke intensifikuar gjithashtu sulmet ndaj Kievit . Sirenat e sulmit ajror kanë rënë këtë të premte në të gjithë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re