Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se ka filluar faza e radhës e “operacionit special ushtarak” të vendit të tij ndaj Ukrainës.

Lavrov, në intervistën e tij për kanalin indian televiziv “India Today”, bëri deklarata lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai pohoi se ushtria ruse po zhvillon sulme ndaj ndërtesave të infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, duke theksua se janë kundër përdorimit të armëve bërthamore.

“Rusia nuk e konsideron mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Bëhet fjalë për përdorimin e vetëm armëve të zakonshme”, tha Lavrov.

Lavrov pohoi se mundohen që të shpëtojnë republikat e ashtuquajtura popullore të Donetskut dhe Luhanskut. “Operacioni special ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë. Faza e radhës e operacionit fillon tani. Tani do të ndodhë momenti i rëndësishëm”, u shpreh kryediplomati rus.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re