Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pretendoi se shkaku kryesor se pse Irani goditi pa dashje avionin ukrainas me pasagjerë, ishte frika nga një sulm amerikanë me F-35, raportoi Reuters.

“Kishte të paktën gjashtë avionë luftarakë F-35 në aeroportin pranë kufirit iranian. Informacioni mbetet për t’u konfirmuar, por unë do të doja të theksoja nervozizmin që është gjithmonë i pranishëm në situata të tilla,” tha Lavrov.

Goditja iraniane e aeroplanit ukrainas, i cili përfshinte 176 persona, ekspozoi liderët iranianë me kritika dhe protesta të ashpra ndërkombëtare.

Lavrov foli në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë, duke e quajtur aksidentin një gabim njerëzor, duke shtuar se ai nuk po përpiqej të justifikonte askënd.

Prapëseprapë, ai tha se ishte e rëndësishme për të kuptuar kontekstin dhe se përplasja ndodhi disa orë pas sulmeve raketore iraniane në bazat amerikane në Irak, kur forcat iraniane ishin të gatshme të hakmerreshin me ushtrinë amerikane.

“Ka informacione se iranianët ishin në pritje të një sulmi tjetër të SHBA, por ata nuk e dinin se në çfarë forme do vinte”, tha Lavrov.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re