Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duan ta shohin botën si një sallon amerikan.

“Ka shumë vende në botë që nuk duan të marrin urdhra nga ‘Xhaxhai Sem (Uncle Sam)” tha ai.

Amerika ishte në qendër të kritikave të Lavrov, i cili dha një intervistë për transmetuesin “Russia Today.

Sergey Lavrov deklaroi se qëllimi i tyre (sulmi ndaj Ukrainës më 24 shkurt) është të eliminojnë çdo kërcënim ndaj Rusisë nga territori ukrainas.

Duke vënë në dukje se besimi i tyre në vendet perëndimore është tronditur për shkak të sanksioneve kundër Rusisë, Lavrov tha se “sanksionet na kanë bërë edhe më të fortë”.

Ai vuri në dukje se Perëndimi ka ndërmarrë më shumë se 5 mijë sanksione kundër Rusisë, dhe shtoi: “Ky është një rekord. Ky është pothuajse dyfishi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut dhe Iranit”.

Duke theksuar se Perëndimi do të zgjerojë sanksionet kundër vendit të tij, Lavrov tha: “Ky presion sanksionesh do të vazhdojë. Perëndimi tani po kërcënon me valën e 5-të të sanksioneve, por ne jemi mësuar me këtë.”

Lavrov deklaroi se kanë marrë masat e nevojshme në fushën e ekonomisë kundër sanksioneve dhe po mundohen të përshtaten me situatën.

Ai argumentoi se nuk ekziston diçka e tillë si media e pavarur perëndimore, Lavrov tha se vendi i tij është një lojtar i vogël në luftën globale të informacionit.

Ministri i Jashtëm rus deklaroi gjithashtu se pretendimi në media se gjatë vajtjes në Kinë avioni i tij u kthye nuk është i vërtetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re