Skip to content

Lavrov kërcënon Ukrainën: Bëni mirë të përmbushni kushtet, ose çështjen e vendos ushtria jonë

Pasi Presidenti Vladimir Putin  deklaroi   se ishte i hapur për negociata me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh  se Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të shkatërrojnë Rusinë.

 

Ai i ka dhënë ultimatum  Ukrainës të përmbushi kushtet e Rusisë.

 

“Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë, përmbushni kushtet për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse”

 

Sipas kryediplomatit të Rusisë, përfituesi i këtij konflikti  është  SHBA.Sipas Lavrov SHBA ka kërkuar të përfitoj ekonomikisht.

 

“Nuk është sekret për askënd se qëllimi strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është të mposhtin Rusinë në fushën e betejës si një mekanizëm për dobësimin e ndjeshëm apo edhe shkatërrimin e vendit tone.”

 

Ndërkohë  Ukraina po synon të mbajë një samit paqeje deri në fund të Shkurtit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara së bashku me sekretarin e saj të përgjithshëm, António Guterres, si një ndërmjetës të mundshëm.