Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova njoftoi se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të zhvillojë vizitë zyrtare në Türkiye më 6-7 prill.

Zakharova tha se Lavrov do të zhvillojë vizitë në Türkiye më 6-7 prill me ftesë të ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu. “Gjatë takimeve është planifikuar të diskutohen një sërë çështjesh, kryesisht për pritshmëritë dhe situatën e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok, përfshirë tregtinë, energjinë dhe turizmin”, tha ajo.

“Në takim do të diskutohen çështjet aktuale ndërkombëtare”, theksoi Zakharova e cila shtoi se krahas çështjeve të Ukrainës, Sirisë dhe Karabakut do të zhvillohen bisedime edhe lidhur me Azinë e Mesme dhe Afganistanin.

Më tej ajo shtoi se vazhdojnë punimet që gjatë takimeve dypalëshe të Lavrovit dhe Çavuşoğlut, të realizohen kontakte dypalëshe në nivele të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re