Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka përcjellë një kërcënim diplomatik kur tha se që “NATO do tregojë mençuri të mjaftueshme për të parandaluar një përshkallzim drejt luftës”, duke paralajmëruar se “rreziku i incidenteve të paqëllimshme rritur në mungesë të dialogut normal me Rusinë.”

Ai tha këtë në një intervistë me RT Francë, Paris Match dhe Figaro, duke u përgjigjur pyetjes nëse NATO po kërcënon me një luftë të Tretë Botërore me shtrirjen e ndikimit të saj.

“Unë besoj se për të gjithë do të ishte e mençur që ta ndalonm atë. Dhe sigurisht që jemi shumë të shqetësuar në lidhje me mungesën e plotë të ndonjë dialogu profesionae ndërmjet ushtrisë ruse dhe NATO-s”, tha kreu i diplomacisë së Moskës.

Lavrov kujtoi se anëtarët e Këshillit NATO-Rusi janë takuar tri herë në dy vitet e fundit, pa ndonjë rezultat.

Sipas ministrit rus, përfaqësuesit e NATO-s ishin të gatshëm vetëm për bisedime mbi Ukrainën.

“Kjo është edhe një mënyrë tjetër për të kënaqur tekat e fqinjëve tanë ukrainas të cilët ëndërrojnë sanksione pafund dhe nuk duan asgjë më shumë se Rusia të jetë gjithmonë subjekt i kritikave të ashpra”, ka thënë Lavrov.

Lavrov tha gjithashtu se refuzimi i NATO-s për të vazhduar dialogun me Moskën, rrjedh nga ndikimi i Uashingtonit, që sipas tij ka ndaluar kontaktet e Pentagonit me Rusinë në kuadër të sanksioneve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re