Sergeri Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e dukshme që Bashkimi Evropian ka dështuar, për arsye se Prishtina refuzon të implementojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai, shkruan “B92.

“SHBA është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.“Synimet e Prishtinës për të formuar Ushtrinë janë në kundërshtim më rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por për këtë gjë Prishtina është nën presionin e SHBA-së”, përfundoi Lavrov.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko