Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, është shprehur se Shtetet e Bashkuara po pengojnë marrëveshjen mes Kievit dhe Moskës ndërsa ka shtuar se nuk e lejojnë Ukrainës që të pranojë kërkesat minimale të bëra nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, Lavrov është shprehur se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës vetëm do të bëhet më i fortë në rrethanat aktuale.
“Ky bashkëpunim do të forcohet, sepse në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne si dy fuqi të mëdha duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, tha Lavrov.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re