Pretenca e prokurorisë për burgime përjetë për tre nga të akuzuarit e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha ne Lazarat nuk u prit mire nga familjarët.
 
Krimet e Rënda kërkuan burgim përjetë për Arbjon Alikon, Elvis Boçin dhe Borjan Boçin. Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan ne total 113 vite burg.
 
Ngjarja e rende e vrasjes së efektivit Basha ndodhi më  24 qershor 2015, kur forcat e policisë nisen një operacion ne fshatin Lazarat, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.
 
Gjatë kontrolleve pranë qendrës së fshatit u arrestua një i ri, brenda mjetit të të cilit u gjeten arme dhe kokaine.
 
Pas arrestimit, forcat speciale njoftuan kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e tij. Në momentin që mjeti po afrohej, ndaj tij qëllua me breshri armesh.
Plumbat lanë të vdekur ne vend efektivin Ibrahim Basha ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re