Lazio mësoi ditën e sotme nga shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës se do të përballet me kampionët në fuqi të Bayern Munih për fazës e 1/8-ave të Champions League.

Lidhur me këtë sfidë të vështirë për ekipin italian ka ardhur edhe komenti i Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios dhe ish-sulmuesit të kombëtares sonë. Vlonjati e nis me një shaka komentin e tij, teksa shton se shkojnë në këto dy përballje për të tentuar surprizën.

“Përballë Bayern Munich? Nuk mund të kishte më mirë se kaq. Seriozisht, ne luajmë kundër ekipit që fitoi Champions League e fundit, kështu që ata janë favoritë absolutë, por ne nuk hyjmë të mundur.

E kemi treguar forcën tonë dy herë ndaj Borussia Dortmund, do përpiqemi ta përballojmë edhe këtë ekip. E filluam kompeticionin me shumë entuziazëm sepse e meritonim. E nisim si skuadër e vogël, por mund të besojmë te vetja dhe të bëjmë surprizën”, u shpreh tare në komentin e tij për shortin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re