Fenerbaçe nuk e ka pranuar ofertën e Lazios në vlerë 15 milionë euro për sulmuesin e vet kosovar, Vedat Muriqin, por bisedimet mes dy klubeve për shërbimet e tij janë duke vazhduar, sipas mediave turke.

Lazios i është hedhur poshtë oferta e parë prej 15 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin. Por pavarësisht refuzimit të ofertës, sipas mediave turke, Lazio dhe Fenerbahce janë duke i vazhduar bisedimet për 26-vjeçarin, të cilin gjiganti turk e vlerëson të paktën 20 milionë euro.

Ndërkohë, në garë për të thuhet të jetë futur edhe klubi tjetër i Serie A, Fiorentina.

Për sulmuesin prizrenas është përfolur shumë në dy afatet e fundit kalimtare, si njëri prej sulmuesve më të kërkuar nga klube të ndryshme evropiane, por ai ditë më parë këmbënguli se dëshrion të bëhet legjendë e Fenerbaçes dhe se shpreson se karrierën do ta përfundojë te klubi turk.

I pyetur nga televizioni turk NTV për të ardhmen Murriqi ka deklaruar se po i shërben komunitetit që ka ëndërruar. “Unë i shërbej komunitetit që kam ëndërruar. Dua ta fitoj tituj kampioni këtu dhe të korr sukses të madh në Evropë”, tha Muriqi për NTV.

“Unë gjithmonë them se karrierën dua ta përfundoj këtu”, shtoi 26-vjeçari.

Muriqi i ka shënuar 17 gola dhe i ka dhënë 7 asiste në 36 ndeshje për ekipin turk në këtë sezon. Mediat turke shpesh kanë raportuar se Fenerbaçe mund ta shesë Muriqin, i cili mund të kushtojë më shumë se 20 milionë euro, për t’i balancuar llogaritë në kohë krize të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Muriqi ka kontratë me gjigantin e Superligës turke deri në qershor të vitit 2023

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re