Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka folur sot për zgjerimin e mundshëm të koalicionit me PDK-në. Mustafa deklaroi se LDK-ja është e hapur për ta diskutuar çështjen e postit të presidentit.

Në një intervistë për gazetën Telegraf, Mustafa tha se

“Një marrëveshje e subjekteve politike duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve. Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël  i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend”.

Ai u shpreh se “Takime nuk kemi mbajtur (me LDK). Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me kontradiktat mes partnerëve në qeveri, Mustafa tha se “Ka pasur mospajtime për procesin e dialogut, qoftë për atë në Bruksel apo në Uashington, por vlerësoj se janë përafruar. Vazhdon të ketë, në disa raste, sjellje të disa ministrave që nuk përkojnë me rolin e tyre si anëtarë të qeverisë”.

Më tej Mustafa saktësoi se “Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”.

Ndëraq, kreu I LDK-së u shpreh kundër mbajtjes së  zgjedhjeve në këtë situatë pandemie.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re