Premtimet e pushtetarëve se sivjet do hiqen vizat aspak nuk po i pëlqejnë LDK-së së Isa Mustafës. Kjo parti opozitare përmes nënkryetarit të saj Lutfi Haziri, thotë se sa herë që bëhen premtime të tilla vizat shtyhen nga një vit.

“Çështja e vizave nuk ka orare, Komisioni Evropian ka dhënë alarme pozitive për lëvizjen e lirë. Data do të merret nga këshilli i ministrave. Përveç shteteve që nuk e pranojnë Kosovën, ka edhe shtete që kanë hezitime. Ne duhet me i bindë që Kosova është bashkëpunuese”, deklaroi Haziri në konferencën javore.

Ai foli edhe për Samitin e Sofjes ku shprehu kritikat për mënyrën e përfaqësimit.

 ‘LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, ne e quajmë pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi sepse vet samiti ka pas karakter historik. Në këtë samit është lëshuar rasti që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm dhe me një delegacion të përbashkët, të mos kuptohet Samiti i Sofjes ekskursion politik, ku afër 60 anëtarë të qeverisë marrin pjesë”, deklaroi Haziri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re