Nga periudha e vështirë në burg, tek fitimet e majme, ylli brazilian Ronaldinho duket se ka rilindur pas daljes nga burgu, ku kaloi plot 171 ditë në izolim duke përfshirë këtu edhe arrestin shtëpiak.

Ish-ylli i Barcelonës u arrestua në Paraguaj së bashku më vëllanë  me akuzën e falsifikimit të pasaportave.

Më pas ka qenë i detyruar të paguajë rreth 160 mijë euro për ta mbyllur menjëherë gjyqin dhe për t’iu kthyer jetës së tij.

E bukura është se pavarësisht gjithë këtyre telasheve,  imazhi i tij duket se nuk ka pësuar asnjë dëm. E përditshmja “El Pais” i ka bërë llogaritë Ronaldinhos që, menjëherë pas daljes nga burgu, duket se ka fituar rreth 700 mijë euro nga reklamat dhe sponsorizimet.

Mes projekteve të ardhshme, duket se është edhe një film mbi jetën e tij. Një rilindje e vërtetë për yllin brazilian.

/faxweb