Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian tha se vendi i tij duhet të jetë i paanshëm në problemin e Karabakut Malor.

Në deklaratën që bëri në Asamblenë Kombëtare lidhur me thirrjen e deputetëve se Franca duhet ta mbështesë Armeninë në problemin që ka me Karabakun Malor, Le Drian tha:

“Autorizimi që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka dhënë Rusisë, ShBA-së dhe vendit tonë në vitin 1994 kërkon që ne të jemi të paanshëm.”

Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të OSBE-së (ShBA-ja, Rusia dhe Franca) kanë rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e problemit të Karabakut Malor,- sqaroi shefi i diplomacisë franceze, ndërsa shtoi: “Nëse ne mbajmë anën e njërit prej vendeve (Azerbajxhanit dhe Armenisë), atëherë nuk mund të jemi legjitim në rolin tonë.

Le Drian tha gjithashtu se vendi i tij vazhdon të mbajë “marrëdhënie të ngushta” me Armeninë, po ashtu edhe me Azerbajxhanin ata kanë marrëdhënie të gjata.

Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re