Një ndër figurat e minoritetit gjatë qeverisjeve në vite, ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka, ka ndërruar jetë. Ish-pjesë e kabinetit Berisha, lajmin për ikjen e tij nga kjo botë e dha deputeti demokrat Tritan Shehu.

 “Humbëm një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë”, shkroi Shehu ndër të tjera.

“Kosta Barka nuk është më midis nesh! Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta.

Humbëm një mik të pa zëvendësueshëm. Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rallë!

Një politikan konseguent, me principe e parime të qarta e të pa lëkundshme. Një demokrat të orëve te para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv.

Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbëm të gjithë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!”, shkruan politikani gjirokastrit, nga ishte dhe vetë i ndjeri. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re