Një angleze me origjinë nga Iraku e dashuruar me Kosovën. Kjo është historia e artostes Lina Ogaily, e cila së fundmi ka hapur edhe ekspozitat e saj personale në Kosovë. Ajo tregon në studion e “Vizionit të Pasdites” eksperiencën e saj me Shqipërinë e shqiptarët, ndërsa ndan mbresat e saj për traditat e vendit tonë.

 

“Do të doja të qëndroja këtu shumë më gjatë, nëse do të kisha mundësinë”, thekson ajo. “Kultura këtu është shumë e ngjashme me kulturën time, jam me origjinë nga Iraku edhe muzika me tingujt orientalë edhe ushqimi, kemi shumë ushqime të përbashkëta me ato të Irakut, ndoshta edhe për shkak të ndikimit turk”, shprehet ajo duke shtuar se ushqimi i detit dhe frutat e freskëta në Shqipëri i pëlqejnë shumë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re