Marine Le Pen, kandidatja e partisë së ekstremit të djathtë të Unitetit Kombëtar në zgjedhjet franceze, në një deklaratë tha se nëse Bashkimi Evropian ndalon importet e naftës nga Rusia, Shtetet e Bashkuara do të duhet t’i paguajnë Francës kompensim për mungesën e gazit rus.
“Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Bashkimit Evropian që të ndalojë importin e naftës nga Rusia”, tha Le Pen, sipas Rusia Today. Amerikanët që na shesin gaz dhe nxjerrin një fitim të mirë, duhet ta paguajnë Francën për dëmet e shkaktuara nga sanksionet ndaj gazit rus. Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe shumë vende perëndimore e kanë kritikuar sulmin, por Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë marrë tonin më të ashpër kundrejt luftës. Sipas Le Pen, nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të ndalojnë rrjedhën e gazit rus në Evropë, kjo do të shkaktojë kosto të rënda të energjisë për qytetarët francezë. Megjithatë, ajo tha se kompanitë e mëdha amerikane të energjisë nuk u kushtojnë rëndësi problemeve të popullit francez në furnizimin me energji sepse për ta rëndësi kanë vetëm tregtia, fitimi dhe të ardhurat. Le Pen, kandidate e ekstremit të djathtë në Francë, e cila për rreth dy javë do të garojë kundër rivalit të saj Emmanuel Macron në balotazh, në një konferencë shtypi më parë tha se nëse ajo fiton zgjedhjet, ajo do ta largojë vendin nga komanda e unifikuar e NATO-s. Më herët, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) i tha Bashkimit Evropian se sanksionet aktuale dhe të ardhshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë tronditjen më të keqe të mundshme në tregun e naftës. Nafta ruse deri më tani është përjashtuar nga sanksionet e BE-së, por javën e kaluar blloku ra dakord të përfshijë në sanksione qymyrin rus dhe disa zyrtarë të lartë të BE-së po thonë se nafta mund të jetë objektivi tjetër i unionit. Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë më pak të varura nga Rusia për energji sesa vendet evropiane, kanë ndaluar blerjen e naftës ruse. Embargoja e naftës dhe gazit e Rusisë është vendosur për shkak të luftës në Ukrainë, megjithëse zyrtarët evropianë thonë se ajo është ende në tryezë. Por varësia e Kontinentit të Gjelbër dhe kostoja e lartë e furnizimit me energji përmes vendeve alternative, është bërë një çështje sfiduese që përballet me kundërshtime serioze në Bashkimin Evropian.
Burimi: Faktor.al
