Plarent Aleksi*

Kur u takova me shkrimtarin e qytetit tone Avdyl Zeneli pata mundesi te shkembejme dy fjale per probleme te ndryshme te qytetit tone duke filluar nga korrupsioni dhe me tej me politikanet me diplloma te vjedhura (dhe me te mesme te blere neper gjimnazet e shthurura) po ashtu per vjedhjet e fondeve publike, mungesat e iniciativave kulturore dhe promuovimit te intelektit, por rastesisht folem edhe per sistemi e drejtesise. Probleme keto qe nuk i ka vetem Qyteti i Beratit por gati 99 % e qyteteve Shqipetare. Nder keto probleme dua te ndalem sot tek ky i fundit por jo me pak i rendesishem, Sistemi Drejtesise. Do thoni ju çfare mund te bisedojne mbi drejtesine nje shkrimtar qe shkruan poezi dhe nje Doktor Shkencash Shoqerore? Me keto pune meren Juristat ose me sakt “Juridiksat” ate qe regjistrojn emrin tek fakulteti Ligjit.

Ja pra qe edhe ne morem guximin te shprehemi mbi drejtesine pa qene ne familjen e Ligjit, por edhe pa hyre ne specifikat perkatese. Por Dyli me shume zgjuarsi dhe eksperience padrejtesie nenvizoi “Armen” qe keta gjykates “plepash” injorante nga njeri cep i dipllomes se tyre ne Ligj deri ne cepin tjeter pretendojne si piken e tyre te forte “Ligji eshte i interpretueshem”. Duke relativizuar shkrimin e zeze ne te bardhe te ligjeve Shqipetare dhe perkufizimet e qarta te fjalorit te gjuhes Shqipe, keta injorant te partise se punes na kane bere placke te vullnetit te tyre. Po, sipas qefit interpretojne ku kane me shume interes ekonomik dhe politike. Me shprehjen “ligji i interpretueshem” kane lene jashte burgut politikan/te partive qe vjedhin me ze dhe figure pasurine e Shqipetareve, taksat, fondet, buxhetin dhe floririn. Ndersa, te njejtet “Gjykates” me interpretimin e tyre kane futur ne Burg prinder pa pune per nje fatur energjie elektrike (e cila ne fund te fundit prodhohet nga ato hidrocentrale te ndertuara nga klasa puntore komuniste vullnetare dmth prinderit, vellezerit dhe motrat e ketyre te shkreteve qe perfundojne ne burg sepse ndezin driten per femijet e tyre te varfer, femije te cilet me barkun boshe duan te mbushin mendjen) Kurse te bijte e klases drejtuese ateher edhe sot drejtojne duke vjedhur dhe varrosur akoma me shume Shqiperine.

Folem me Avdylin per keto, dhe na u duke sikur po tallen perseri me ne keta te partise. Do thoni ju, po behet VETING, nuk do jen me keta! Mbase ju e besoni Vetingun (por un e kam bere nje shkrim mbi themelimin e ketyre komisioneve te Vetingut ne 2017, lexojeni) por edhe sikur, edheee sikur te behej ne menyren me te mire, ata qe do i zevendesojne nuk vine nga planeti Mars apo Jupiter, shqipetare jane edhe ata. Dhe ne shqipetaret e kemi bere praktike te zakonshme korrupsionin, eshte futur ne kulturen tone te perditeshme. Ate relativizmin “Ligji interpretohet” do e perdorin edhe keta te rinjte, kete Avdyli e di shume mire.

Cfare mund te bejme?!
Sistemi Francez dhe Amerikan per te luftuar perqindjen e larte te korrupsionit tek gjyqtaret krijoi te betuarit per drejtesi, krijoi Jurin (Njerez te thjesht, (popull) te zgjedhur me llotari, nje grup individesh te cilet dallohen per respektin qe kane per autoritetin me te larte, Ligjin! Ne momentin kur aftesia e gjykimit shperndahet ne shume individ (“demokratizohet drejtesia”) behet me i veshtire korrupsioni.

Disa pika pozitive te cilat i kundervihen sistemit te sotshem me apo pa Veting.

1. Te kurruptosh nje individ eshte me e lehte sesa te korruptosh 20 (antar jurie)
2. “Ligji Nuk eshte me i interpretueshem” kur trupi i juris se njerezve te thjesht del me vendim te unifikuar
3. Gjykatesi nuk behet vegel e politikes per vendime kuder politikaneve te Korruptuar dhe Kriminel
4. Sistemi Francez dhe USA e ka treguar se nje sistem si i tyre jep me shume drejtesi per njerezit e thjeshte sesa sistemet e centralizuara te cilat blihen leht me lek dhe pushtet
5. Faktikisht historia e ketyre vendeve ka treguar se:Ne keto sisteme oligarkia hajdute dhe krimi i organizuar kane jet te shkurter
6. Dhe shume e shume te pika pozitive te tjera
Personalisht vetem keto 5 pikat pozitive te para do te benin qe Shqiperia te ndryshoje fytyre menjeher. Le te ndryshojme Sistemin dhe jo njerezit sepse ata te cilet vendos sot si te paster nuk do vonojne shume te felliqen per pushtet dhe para. Mos te jet me Ligji i “interpretueshem” Vetingun tja bejme sistemit. Le ta ndryshojme Sistemin!

*Kandidat i pavarur për bashkinë e Beratit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re